Sudani i Jugut mbyll shkollat nga vala e të nxehtit
BKT
Rajoni dhe Bota

Sudani i Jugut mbyll shkollat nga vala e të nxehtit

Muharrem Miftari/RTKlive

Sudani i Jugut po mbyll të gjitha shkollat nga e hëna si masë paraprake në përgatitje për një valë ekstreme të të nxehtit që pritet të zgjasë dy javë. Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë këshilluar prindërit që t`i mbajnë të gjithë fëmijët brenda, pasi temperaturat pritet të rriten në 45C (113F).

Autoritetet këshillojnë prindërit që t'i mbajnë fëmijët në shtëpi gjatë valëve ekstreme të të nxehtit, që pritet të zgjasë dy javë

Ata paralajmëruan se çdo shkollë që do të gjendej e hapur gjatë periudhës së paralajmërimit do të tërhiqej regjistrimin e saj, por deklarata e lëshuar vonë të shtunën nuk specifikonte se sa kohë do të qëndrojnë të mbyllura shkollat.

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit thanë se “do të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të informojnë publikun në përputhje me rrethanat”, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Sudani i Jugut është veçanërisht i prekshëm ndaj krizës klimatike me valë të nxehta të zakonshme, por rrallë që i kalojnë 40C (104F). Konflikti civil ka pllakosur vendin e Afrikës Lindore, i cili gjithashtu vuan thatësirën dhe përmbytjet, duke i vështirësuar kushtet e jetesës.

Programi Botëror i Ushqimit në mbledhjen e tij të fundit për vendin tha se Sudani i Jugut "vazhdon të përballet me një krizë të tmerrshme humanitare" për shkak të dhunës, paqëndrueshmërisë ekonomike, ndryshimeve klimatike dhe një fluksi njerëzish që ikin nga konflikti në Sudanin fqinj.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota