18:11 / 19.03.2024
Vuçiq uron Putinin për fitoren në zgjedhje
RTK
Ndryshe nga e gjitha bota perëndimore, Serbia vazhdon të jetë përkrahë Rusisë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka uruar homologun rus, Putin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
“Në letër, përveç që ia kam uruar fitoren, ia kam sqaruar edhe peshën e situatës me të cilët po përballen serbët në Kosovë, sfidat e mëdha politike me të cilat përballet Serbia, dhe e kam falënderuar Rusinë për mbështetjen e saj për integritetin territorial të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.























