Rusia kërcënon Bashkimin Evropian
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusia kërcënon Bashkimin Evropian

Hanife Osmani / RTK

Kremlini ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse Bashkimi Evropian përdor përfitimet nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri këto deklarata para takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, ku pritet të diskutohet edhe për këtë çështje.

Ai para gazetareve tha se Rusia do të përdorë të gjithë mekanizmat e mundshëm ligjorë, si dhe bazuar në parimin e reciprocitetit, do të hakmerremi për këtë, sigurisht me metodat në përputhje më interesat tona, shtoi Peskov.

Udhëheqësit evropian tashmë e kanë bërë të ditur synimin për përdorimin e rreth 300-350 miliardë dollarë asete të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.

Pothuajse shumica e gati 210 miliardë eurove të rezervave ruse të bllokuara në BE dhe lloje të tjera të garancive në të cilat kishte investuar Banka Qendrore e Rusisë aktualisht po mbahen në depozituesin e quajtur Euroclear në Bruksel.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota