23:06 / 21.03.2024
Liderët e BE-së pajtohen për hapjen e negociatave më Bosnjën
V.Thaçi. / RTKlive
Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar të enjten vonë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përmes një postimi në platformën “X”.
“Këshilli Evropian sapo vendosi për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën. Urime. Ju e keni vendin në familjen tonë evropiane“, ka shkruar Michel në “X”.
Ai ka thënë se Bosnjës i mbetet tani ta vazhdojë “punën e vështirë” për të arritur përparim të dukshëm për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok.























