Rusia kryen sulmin më të madh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
Luan Qorraj / RTK
Kievi zyrtar ka thënë se gjatë natës së kaluar, Rusia ka lansuar sulmin më të madh ndaj infrastrukturës energjetike që nga fillimi i luftës.
Besohet se Rusia gjatë këtij sulmi përdori më shumë se 90 raketa balistike dhe së paku 60 fluturake pa pilot. Edhe pse mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi pjesën më të madhe, shumë prej tyre goditën caqet në pjesët e ndryshme të vendit.
Sipas noftimeve, cak i sulmeve kanë qenë pikat e infrastrukturës energjetike si dhe lagjet civile në disa qytete ukrainase, përfshirë edhe vendlindjen e presidentit Zelensky, Kryvyi Rih dhe Vinnitsya, qytete në ukrainën qendrore.
Gjithastu është bërë e ditur se Rusia ka goditur digën më të madhe në Ukrainë, Dniprohes, në rajonin Zaporizhzhia. Sipas njoftimeve, edhe pse diga pësoi dëme, momentalisht nuk ka rrëzik nga vërshimi. Është bërë e ditur edhe se, si pasojë e kësaj vale të sulmeve, pjesë të rajonit të Khersonit kanë mbetur pa energji elektrike.
Ndërkohë, nga Rusia është njoftuar se sulmet në rajonin dhe qytetin e Bolgorodit kanë vazhduar.
Sipas zyrtarëve, forcat pro-ukrainase kanë vazhduar të granatojnë Bolgorodin me rrethinë duke shkaktuar dëme dhe viktima.























