Gjykata ruse ka akuzuar kryerësit e veprës për sulmin terrorist në Moskë
Hanife Osmani| RTK
Gjykata ruse ka akuzuar kryerësit e veprës për sulmin terrorist në Moskë. Dy të arrestuarit kanë pranuar fajin para gjykatës, përderisa të arrestuarit sipas mediave në Rusi, janë shtetas të Taxhikistanit.
14 orë pas arrestimit, Gjykata ruse ka akuzuar kryerësit e veprës barbare siç po e cilësojnë zyrtaret më të lartë të shtetit rus ku humbën jetën së paku 137 persona.
Ky akt terrorist po konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës në Rusi në dekadat e fundit. Sulmi ndodhi të premten mbrëma në sallën e qytetit Crocus në Krasnogorsk, në periferi të Moskës, ku personat e armatosur filluan të qëllojnë mbi rreth 6,000 të pranishëm që po ndiqnin një koncert roku. Grupi Shteti Islamik, morri përgjegjësi të plotë për sulmin, dhe gjithashtu në fund i vunë zjarrin ndërtesës.
Zyrtarët rusë ndonëse pa prova kanë pretenduar përfshirjen e Ukrainës. Ndërsa, kjo e fundit i quajti absurde dhe mohoi akuzat drejt saj.
Të gjithë të arrestuarit të cilët u paraqiten në gjykatën ruse ishin dukeshin rënd të rrahur, ku njëri prej tyre raportohet të këtë humbur edhe vetëdijen përderisa u soll në gjykatë në një karrige me rrota.
Një deklaratë gjyqësore në shërbimin e mesazheve Telegram tha se dy prej të arrestuarve e kishin pranuar fajin para gjykatës.
Të arrestuarit u identifikuan si shtetas të Taxhikistanit, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass. Të katër do të mbahen në paraburgim deri të paktën më 22 maj, shtoi gjykata.























