KS i OKB-së ka miratuar rezolutën që kërkon armëpushim në Gazë
BKT
Rajoni dhe Bota

KS i OKB-së ka miratuar rezolutën që kërkon armëpushim në Gazë

Dardan Ramabaja/ RTK

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kërkoi të hënën një armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit, dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve pasi Shtetet e Bashkuara abstenuan nga votimi.

14 anëtarët e mbetur të Këshillit votuan për rezolutën, e cila u propozua nga 10 anëtarët e zgjedhur të organit.

"Populli palestinez ka vuajtur shumë. Gjakderdhja ka vazhduar për një kohë të gjatë. Është detyrimi ynë t'i japim fund kësaj gjakderdhjeje, para se të jetë tepër vonë," i tha këshillit pas votimit ambasadori i Algjerisë në OKB, Amar Bendjama.

Radioja e ushtrisë izraelite raportoi pak përpara se të fillonte takimi i Këshillit se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të anulonte një delegacion të planifikuar në Uashington nëse SHBA nuk do të vinte veton ndaj rezolutës.

Uashingtoni e kishte kundërshtuar fjalën armëpushim më herët në luftën gati gjashtëmujore në Rripin e Gazës dhe kishte përdorur veton në favor të aleatit të saj , Izraelit, ndërsa u hakmor kundër Hamasit për një sulmit e 7 tetorit që Izraeli thotë se vrau 1200 njerëz.

Por mes presionit global në rritje për një armëpushim në luftën që ka vrarë më shumë se 32,000 palestinezë, SHBA abstenuan nga votimi të hënën për të lejuar Këshillin e Sigurimit të kërkonte një armëpushim të menjëhershëm për muajin Ramazanit, i cili përfundon në dy javë.

Rezoluta kërkon gjithashtu lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. Izraeli thotë se Hamasi mori 253 pengje gjatë sulmit të tij të 7 tetorit.

"Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për këto objektiva nuk është thjesht retorike. Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për t'i bërë ato reale në terren përmes diplomacisë, sepse ne e dimë se vetëm përmes diplomacisë mund ta çojmë përpara këtë agjendë," tha U.S. ambasadorja në OKB Linda Thomas-Greenfield.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota