18 palestinezë kanë humbur jetën derisa përpiqeshin të arrinin te ndihmat
BKT
Rajoni dhe Bota

18 palestinezë kanë humbur jetën derisa përpiqeshin të arrinin te ndihmat

Bardhyl Bajrami/RTK

18 palestinezë kanë humbur jetën derisa po përpiqeshin të mbërrinin deri tek pakot e ndihmave të hedhura nga ajri në veri të Gazës. 12 janë mbytur në det pasi ato kishin rënë në ujë, e 6 të tjerë nga rrëmuja e krijuar për të mbërritur deri tek ato që kishin rënë në tokë.

18 palestinezë kanë humbur jetën në Gazë derisa po përpiqeshin të mbërrinin deri tek pakot e ndihmave, që janë shumë të nevojshme, të hedhura nga ajri.

“Disa nga pakot e hedhura nga ajri kishin rënë në det. 12 nga palestinezët u mbytën në det pasi kishin hyrën në ujë për të mbërritur deri tek to, e gjashtë të tjerë nga rrëmuja e krijuar kur pakot ushqimore ranë në tokë”. Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e medieve e qeverisë së Hamasit që udhëheq me Gazën.

Përmes kësaj deklarate kërkohet që dërgimi i ndihmave në këtë formë, nga ajri, të ndërpritet menjëherë pasi i quajnë si të gabueshme, të papërshtatshme dhe të padobishme.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se dy aeroplan të saj të llojit C-17, të hënën kanë hedhur 46 mijë racione të gatshme për ngrënie në pjesën veriore të Gazës derisa Britania e Madhe ka thënë se njëri nga aeroplanët e saj i modelit A400M ka hedhur 10 ton me ujë, oriz, vaj gatimi, miell, ushqim të konservuar dhe ushqim për foshnje apo ndryshe që njihen si “formula”.

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar se hedhja e ndihmave nga ajri nuk mund të plotëson nevojën në rritje për ushqim ndërsa kjo strategji apo kjo mënyrë e shpërndarjes së ndihmave ka ngjallur diskutime të gjera.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota