Aksident në një autostradë në Gjermani, pesë të vdekur
BKT
Rajoni dhe Bota

Aksident në një autostradë në Gjermani, pesë të vdekur

Bardhyl Bajrami/RTK

Të paktën pesë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradën A9 afër Lajpcigut të Gjermanisë. Raportohet se ka edhe të lënduar.

Një autobus i kompanisë "Fliksbus", derisa po lëvizte nëpër autostradë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Autobusi thuhet se ishte nisur nga Berlini dhe po shkonte në Cyrih, ndërsa kompania "Fliksbus", pronë e së cilës ishte autobusi, ka thënë se në të ndodheshin 53 udhëtarë dhe dy shoferë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota