Vazhdojnë operacionet izraelite në Rripin e Gazës
BKT
Foto arkiv
Rajoni dhe Bota

Vazhdojnë operacionet izraelite në Rripin e Gazës

Luan Qorraj|RTK

Operacionet e forcave Izraelite në Rripin e Gazës po vazhdojnë pa ndërprerë me njoftime për sulme të reja në Rafah, duke rritur kështu frikën nga një sulm i madh drejtë qytetit ku gjenden më shumë se 1.5 milion palestinez.

Pa marrë parasysh presionin ndërkombëtar, forcat izraelite kanë vazhduar me operacionet e tyre në pjesë të ndryshme të rripit e Gazës. Sipas raporteve nga Gaza, përveq caqeve në Gazan qendrore dhe jugore, ka njoftime edhe për sulme të reja ajrore, apo me fluturake pa pilot, ndaj caqeve në qytetin e Rafahut.

Pjesën e fundit të Gazës e cila nuk është shkatërruar nga luftimet dhe ku tani gjinden së paku 1.5 milion civil të cilët kanë kërkuar strehim nga pjesët tjera të territorit. 

“Mjekët pa kufi”, “Kryqi i kuq” dhe organizatat tjera humanitare kanë shprehur frikën se këto sulme janë përgatitje për një ofanzivë tokësore në Rafah, gjë që sipas tyre do të shkaktonte një katastrofë absolute humanitare.

Edhe SHBA-të kanë kërkuar që Tel Avivi të përmbahet nga një sulm i madh drejt këtij qyteti por  kryeministri Izraelit Netanyahu ka thënë se ofanziva do të ndodhë.

Ndërkohë, është njoftuar për intensifikim të mëtejmë të këmbimit të sulmeve raketore dhe ajrore mes forcave izraelite dhe Hezbollahut libanez. Sipas njoftimeve, Hezbollahu ka arritur të lansojë dhjetëra raketa drejt Izraelit verior, së paku 30 prej të cilave drejt Kiryat Shimonas ku njoftohet për së paku një civil të vrarë dhe dy të plagosur.

Njëkohësisht aviacioni izraelit goditi caqe të Hezbollahut në Liban përderisa mediumet libaneze thonë se Izraeli bombardoi edhe një kafene në qytetin Naquora në afërsi të kufirit Izraelit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota