Sulm me thikë në Rockford të SHBA-së
Bardhyl Bajrami /RTK
Katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë në Rockford në SHBA. Sulmet kanë ndodhur në disa lokacione. Policia ka arrestuar një 22-vjeçar.
Katër persona janë vrarë e shtatë janë plagosur si pasojë e një sulmit me thikë nga një person. Ngjarja ka ndodhur në një zone banimi në Rockford, në Shtetin Illinois në SHBA.
Policia në Rockford ka thënë se sulmi ka ndodhur të mërkurën pasdite në një shtëpi por sulme kanë ndodhur edhe në disa lokacione. Viktimat janë të moshave nga 14 deri 63 vjeç ndërsa nuk dihet për motivin e sulmit dhe vrasjeve. Në mesin e viktimave është edhe një punëtor i postës.
Një i ri 22 vjeç është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje.
Policia gjithashtu ka bërë të ditur se jo të gjitha viktimat janë therë me thikë por asnjë nga viktima nuk ka plagë nga armë zjarri. Autoritetet atje nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti se si kanë vdekur apo lënduar të gjithë ata persona.
Rockford ndodhet rreth 150 km në perëndim të Çikagos.























