16:43 / 28.03.2024
Francë, është mbajtur festivali i traditave detare
Bardhyl Bajrami /RTK
Në Francë është mbajtur festivali i traditave detare ku ka marrë pjesë edhe anija më e vjetër në Evropë e nërtuar në vitin 1896 e cila do ta mbart Flakën Olimpike nga Athina deri në Marsejë për Lojërat Olimpike Parisi 2024.
Në qytetin Set në jug të Francës, është mbajtur festivali i traditave detare i krijuar në vitin 2010 ndërsa tani ka një renome ndërkombëtare ku janë shfaqur anije të vjetra me vela dhe mjete e paisje tjera.
Këtë vit është shfaqur edhe anija 58 metërshe Belem, e ndërtuar në Nant në vitin 1896 që është njëra ndër anijet më të vjetra në Evropë. Kjo anije do ta bart Flakën Olimpike për Lojërat Olimpike Parisi 2024 nga Athina në Marsejë.























