Tusk: Kërcënim për luftë, Evropa jo gati
BKT
Rajoni dhe Bota

Tusk: Kërcënim për luftë, Evropa jo gati

Hanife Oamani / RTK

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka paralajmëruar se ekziston një kërcenim real për luftë dhe se Evropa nuk është gati. Tusk shtoi se edhe nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Evropë nuk ndihet i sigurt, e që sipas tij ky koncept filloi më shumë se dy vjet më parë nga sulmet ruse në Ukrainë.

Tusk si një ish-president i Këshillit Evropian tha tutje se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte fajësuar tashmë Ukrainën për sulmin xhihadist në Crocus të Moskës pa asnjë provë e kjo do ti përmbushë nevojën për të justifikuar sulmet gjithnjë e më të dhunshme ndaj objektivave civile në Ukrainë.

"Ne po jetojmë në momentin më kritik që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ajo që ishte më shqetësuese tani, fjalë për fjalë çdo skenar është i mundur përfundoi ai para gazetarëve.

Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit. Gjatë natës së të premtes, forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan 58 dronë dhe 26 raketa, përderisa kryeministri Denys Shmyhal tha se infrastruktura energjetike është dëmtuar në gjashtë rajone, perëndim, qendër dhe lindje të vendit.

Që nga fillimi i invazionit Rusë në Ukrainë, marrëdhëniet e saj me Perëndimin kanë arritur rënien e tyre më të ulët që nga koha e Luftës së Ftohtë, ndonëse i pari i Rusisë këtë javë ka deklaruar se Moska nuk ka synime agresive ndaj vendeve të NATO-s.

 Putin e quajti marrësi idenë se vendi i tij do të sulmonte Poloninë, shtetet baltike dhe Republikën Çeke. Megjithatë Putin paralajmëroi se nëse Ukraina do të përdorë avionë luftarakë perëndimorë F-16 edhe në fusha ajrore të vendeve të tjera, ata do të bëheshin "objektiva legjitime, kudo që ndodhen".


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota