Bullgaria dhe Rumania ‘aderojnë’ në Shengen
Gjeraqina Tuhina / RTK-Bruksel
Nesër Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të Shengenit. Kjo nënkupton se kontrollet në kufijtë e brendshëm ajrorë dhe detarë do të hiqen plotësisht. Kontrollet kufitare tokësore ende mbesin në fuqi, ndonëse do të hiqen gjatë këtij viti.
Këto dy shtete presin përfshirjen në Shengen që nga viti 2011 kur Komisioni Evropian kishte konstatuar se i janë përmbushur të gjithë kriteret. Mirëpo që nga ajo periudhe anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë mbeta peng i mungesës së vullnetit politikë të shteteve anëtare, të cilat dritën e gjelbër e dhanë gati 13 vite më vonë.
Komisioni Evropian tani konsideron se aderimi i këtyre dy vendeve në Schengen do ta bëjë zonën më tërheqëse.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen konsideron se bëhet fjalë për moment historik për zonën më të madhe të lëvizjes së lirë në botë.
Komisioni Evropian konsideron se Bullgaria dhe Rumania kanë demonstruar vazhdimisht një nivel të lartë përkushtimi në sigurimin e një mbrojtjeje adekuate të kufijve të jashtëm të BE-së, dhe kanë vepruar vazhdimisht si kontribues kyç në sigurinë e brendshme të zonës Shengen.
Rumania dhe Bullgaria do të kontribuojnë më tej në forcimin e bashkëpunimit për kufirin dhe migracionin, si dhe në përpjekjet e përbashkëta evropiane për të adresuar sigurinë e BE-së në kufijtë e jashtëm dhe sfidat e migracionit.























