12:09 / 31.03.2024
Përkujtohet masakra në Bucha ku u vranë 501 cilivë ukrainas
Dardan Ramabaja / RTK
Ushtarët ukrainas kishin arritur në Bucha më 31 mars 2022 pasi trupat ruse u tërhoqën nga zona, ku hasën trupat e qindra civilëve të vrarë të shpërndarë nëpër rrugë dhe në varreza masive.
Në qytet kishte pasur luftime intensive gjatë tërheqjes ushtarake ruse nga kryeqyteti dhe zonat përreth.
Agjencia e lajmeve AFP citoi kryetarin e bashkisë së Bucha, Anatoli Fedoruk, duke thënë më 2 prill se 280 njerëz ishin varrosur tashmë në varreza masive.
Sipas të njëjtit burim në një rrugë të vetme ishin gjetur 20 trupa, duke përfshirë një me duar të lidhura pas shpine.
Një memorial, i zbuluar në varrezat e Buchës në korrik të vitit të kaluar, liston emrat e 501 civilëve Bucha të vrarë gjatë okupimit.























