22:29 / 31.03.2024
Marku mposhtet nga Kongo
Uran Krasniqi / RTKLive
Më në fund Florian Marku ka njohur humbjen.
Boksieri shqiptar është mposhtur nga ai britanik, Chris Kongo, në duelin për titullin IBO Interkontinetal Velter në “O2 Arena” të Londrës.
Ndeshja e luftuar e cila ka zgjatur dhjetë raunde është vendosur unanimisht nga gjyqtarët, ku fitues ka dalur Kongo.
Marku deri më sot kishte trembëdhjetë fitore dhe një barazim.























