Të shtëna në një shkollë në Finlandë, nga plagët e marra vdes një nxënës
BKT
Foto: Helsingin Sanomat
Rajoni dhe Bota

Të shtëna në një shkollë në Finlandë, nga plagët e marra vdes një nxënës

Muharrem Miftari/RTKlive

(E plotësuar, 14:23) Në Vanta, mëngjesin e së martës në shkollën `Viertola;, në degën Jokiranta ka ndodhur një incident me të shtëna armësh, ku mbeti i vrarë një nxënës i klasës së gjashtë.

Sipas njoftimit të policisë së Finlandës, viktima ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Dy nxënës të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e të shtënave, njoftojnë mediet finlandeze, transmeton RTKlive.

Policia po e heton rastin si një vrasje dhe dy vrasje të mbetura në tentativë.

Autori i dyshuar është një nxënës i shkollës, i cili u arrestua në Siltamäki të Helsinkit, rreth orës 10:00. Ai kishte një armë zjarri, që tani është në posedim të policisë.

Sipas policisë, pistoleta ishte me leje, ndërsa patenta e armës i takonte një të afërmi të të dyshuarit.

Viktimat dhe i dyshuari janë të gjithë 12 vjeç dhe policia beson se ata ishin në të njëjtën klasë. Sipas policisë, të gjithë janë finlandezë dhe asgjë në sfond nuk tregon për motive të mundshme të aktit.

Në këtë fazë të hetimit nuk është zbuluar asnjë lidhje me dhunën e bandave.

Në intervistën paraprake i dyshuari e ka pranuar veprën, thuhet në komunikatën e policisë. Policia nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë indikacion se i dyshuari kishte planifikuar një sulm. Meqenëse i dyshuari është nën 15 vjeç, ai nuk mund të burgoset. Ai do t'i dorëzohet autoriteteve sociale.

Deri më tani nuk ka të dhëna nëse ka më shumë se një të dyshuar dhe nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm. Policia vijon hetimet për rastin në vendngjarje.

Tre nxënës të plagosur nga të shtënat në një shkollë në Finlandë

Bardhyl Bajrami /RTK

Të shtëna armësh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në Finlandë, ku janë plagosur tre nxënës. Policia ka arrestuar të dyshuarin por nuk ka dhënë detaje tjera.

Tre të mitur, rreth moshës 12 vjeçe, janë lënduar mëngjesin e së martës, si pasojë e të shtënave në shkollën Viertola, në Vantaa të Finlandës. Nuk janë dhënë detaje tjera për shkallën e lëndimit të të plagosurve e as për motivin.

I dyshuari është arrestuar nga policia, e cila ka thënë se edhe ai është minoren.

Policia ka kërkuar nga banorët që të mos i afrohen shkollës, të qëndrojnë brenda banesave të tyre dhe të mos ua hapin dyert personave të panjohur. Për momentin nuk janë dhënë detaje tjera rreth rastit.

Shkolla 'Viertola', që ndodhet në dy lokacione, ka rreth 800 nxënës të klasave nga e para deri në të nëntën dhe një personel prej 90 vetave.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota