URA ka paraqitur në procedurë propozimin e Ligjit për prejardhjen e pronës
RTCG
Lëvizja qytetare URA ka paraqitur kërkesë për miratimin në procedurë parlamentare të Ligjit për prejardhjen e pasurisë. Sipas kësaj zgjidhjeje ligjore, asnjë deputet aktual apo ish-deputet nuk mbrohet me imunitet nga hetimi i pasurisë së fituar, tha deputeti i kësaj partie, Millosh Konatar.
Lideri i LQ URA-s, Dritan Abazoviq tha se “Kemi dorëzuar në procedurë parlamentare Ligjin për hetimin e origjinës së pronës. Pas një viti pritje dhe pas paralajmërimeve të shumta se deputetët do të mblidheshin dhe do të bënin një zgjidhje më të mirë ligjore, por pasi nuk ndolli asgjë, vendosëm që përsëri të propozojmë Ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”, theksoi Abazoviq.
Ai theksoi se nëse do të kishim një zgjidhje të tillë ligjore, pretendon se të paktën 25 milionë euro do të kishin përfunduar në arkën e shtetit dhe se kjo pronë mund të vihej në përdorim të qytetarëve sepse është fituar në mënyrë të paligjshme. “Qëllimi është të kontrollohet prona që dyshohet se është fituar ilegalisht në procedurë civile”, tha deputeti dhe Lideri i URA-së, Dritan Abazoviq.
Ai ka theksuar se barrën e provës e ka ai që dyshohet se ka pasuri të paligjshme. “Fryma e ligjit është se në procedurën civile kontrollohet pasuria e personave për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se e kanë fituar në mënyrë të paligjshme dhe barra e provës i takon personit kundër të cilit zhvillohet procedimi“, theksoi Abazoviq. Ai përmendi se nuk është e vërtetë dilema se pasuria e fituar në vitet e 90-ta nuk mund të hetohet me këtë ligj.























