IOM: Kriza në Haiti, mbi 50.000 refugjatë
BKT
Foto: AP
Rajoni dhe Bota

IOM: Kriza në Haiti, mbi 50.000 refugjatë

Muharrem Miftari/RTKlive

Më shumë se 53,000 njerëz janë larguar nga kryeqyteti i Haitit, Port-au-Prince, gjatë një periudhe trejavore për shkak të përshkallëzimit të dhunës së bandave dhe trazirave politike.

Të dhënat për fluksin e refugjatëve u publikuan nga Kombet e Bashkuara të martën, kur agjencia e refugjatëve IOM tha se 53,125 njerëz ishin larguar nga shtëpitë e tyre midis 8 dhe 27 marsit, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Edhe para trazirave të fundit, rreth 116,000 njerëz ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Shumica e tyre janë të zhvendosur brenda vendit, pasi kufiri me Republikën Domenikane, në ishullin Hispaniola, ruhet mjaft mirë.

Por kushtet në fshatrat e Haitit e bëjnë të vështirë për të zhvendosurit brenda vendit.

“Duhet theksuar se provincat (të tjera) nuk kanë infrastrukturë të mjaftueshme funksionale për t'u mundësuar atyre të përballojnë sasinë e madhe të refugjatëve që vijnë nga kryeqyteti”, shkruan IOM në raport.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota