12:00 / 03.04.2024
Kërcënim me bombë në parlamentin norvegjez
Bardhyl Bajrami / RTK
Autoritetet norvegjeze kanë mbyllur Parlamentin e vendit pas pranimit të një kërcënimi me bombë. Kërcënimi është bërë në mediet sociale.
Parlamenti i Norvegjisë, që njihet si Storting, është mbyllur si pasojë e një kërcënimi me bombë. Të gjitha hyrje-daljet janë bllokuar dhe askush as nuk mund të hyjë e as të dalë nga objekti. Kërcënimi thuhet se është bërë në rrjetet sociale. Të gjithë përfaqësuesit në Parlament kanë pranuar mesazh apo sms se të gjitha hyrje-daljet janë mbyllur.
Ndërkohë, kanë pranuar edhe një sms tjetër në të cilin thuhet se nuk ka ndonjë shenjë për ndonjë rrezik për ata që ndodhen brenda objektit. Deri tani nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë për shkak të situatës së paqartë të sigurisë.























