Biden paralajmëron Iranin, “Mos e bëj”
BKT
Rajoni dhe Bota

Biden paralajmëron Iranin, “Mos e bëj”

RTKlive

Presidenti amerikan Joe Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të premten se ai pret që Irani të sulmojë Izraelin “herët a vonë”. Ndërsa i pyetur se cili është mesazhi i tij për Iranin tani, presidenti tha: “Mos e bëj”.

Në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët në sallë, nëse trupat amerikane ishin në rrezik – Biden u kthye në podium dhe tha se Shtetet e Bashkuara janë “të përkushtuara” për mbrojtjen e Izraelit.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do të mbështesim Izraelin, do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, citohet të ketë thënë Biden.

SHBA ka qenë në gatishmëri të lartë për një sulm të rëndësishëm hakmarrës iranian ndaj Izraelit në ditët e fundit, ndërsa frika rritet për një luftë më të gjerë rajonale.

Mbetet një kërcënim “i vërtetë”, “i besueshëm” dhe “i zbatueshëm” i Iranit që të nisë sulme, tha Shtëpia e Bardhë të premten, pas sulmit të Izraelit ndaj një kompleksi diplomatik iranian në Siri javën e kaluar që vrau tre gjeneralë iranianë.

Kërcënimi për sulm iranian ndaj Izraelit është 'real dhe i besueshëm', thotë Shtëpia e Bardhë

Biden, i cili paralajmëroi këtë javë se Irani po kërcënonte një “sulm të rëndësishëm” ndaj Izraelit, ka marrë përditësime të vazhdueshme mbi situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare.

Kështu, SHBA dhe disa vende të tjera, duke përfshirë Britaninë dhe Francën, lëshuan udhëzime të reja udhëtimi për punonjësit e qeverisë në Izrael, ndërsa kërcënimi iranian po afrohej.

“Ne po e ndjekim këtë shumë, shumë nga afër”, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili nuk pranoi të jepte informacion në lidhje me kohën e pritshme të kërcënimit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota