6 persona të vdekur nga sulmi me thikë në një qendër tregtare të Sidneit
BKT
Foto| Getty Image
Rajoni dhe Bota

6 persona të vdekur nga sulmi me thikë në një qendër tregtare të Sidneit

Flutura Bekqeli| RTK

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi masiv me thikë në një qendër tregtare në Sidnej. I vrarë është edhe sulmuesi.

Sulmuesi, për të cilin policia tha se veproi i vetëm, u qëllua për vdekje në vendngjarje nga një oficer i vetëm. 

Videot në mediat sociale treguan blerësit që vraponin nga daljet e shumta të qendrës tregtare Westfield Bondi Junction, ndërsa helikopterët e policisë qarkullonin lart.

Sulmuesi "veproi i vetëm" dhe policia thotë se nuk ka "asnjë kërcënim të vazhdueshëm" për publikun.

Policia vazhdon t'u bëjë thirrje njerëzve që të shmangin zonën pasi qindra njerëz u evakuuan nga qendra tregtare

Kryeministri i Australisë Anthony Albanese e përshkroi sulmin në qendrën tregtare të Sidneit si një "akt të tmerrshëm dhune që synon pa dallim njerëz të pafajshëm që shkojnë për një të shtunë të zakonshme."

Albanese nuk mundi të konfirmonte motivin e sulmuesit, por përgëzoi oficerin që u përball me autorin dhe e kapi atë.

Komisioneri i Policisë Federale Australiane Reece Kershaw tha se Policia Federale Australiane dhe Organizata Australiane e Inteligjencës së Sigurisë po punonin në hetimin për të përcaktuar motivin e sulmuesit. Nuk është dhënë ende asnjë informacion në lidhje me identitetin e sulmuesit apo një motiv të mundshëm.

Megjithatë, Ndihmës Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor Anthony Cooke tha se ata "nuk po përjashtojnë asgjë" në këtë fazë, përfshirë terrorizmin.  Ai shtoi se policia është në fazat e para të hetimit. Sulmi me thikë në Westfield Bondi Junction  ka shkaktuar tronditje në të gjithë Australinë, një vend ku ngjarjet e viktimave masive janë të rralla.

Ngjarja më e fundit e krahasueshme ndodhi në vitin 2019, kur të paktën katër persona u vranë dhe një u plagos në një të shtëna masive në Darvin, Australinë veriore.

Ndërsa në prill 1996 në të shtënat  masive e cila u bë e njohur si masakra e Port Arthur - më vdekjeprurëse në historinë moderne të Australisë, ku 35 njerëz u vranë  në shtetin e Tasmanisë.

Pas atij incidenti, ligjet për kontrollin e armëve në Australi u shtrënguan ndjeshëm.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota