21:54 / 18.04.2024
Kryeziu: Përgatitja profesionale është e bukura e të qenurit refere
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Rinesa Kryeziu, asistente-gjyqtare, duke folur në emisionin sportiv ‘Sport Elite’ në RTK për temën “Gjyqtaret vajza në arenën ndërkombëtare”, thotë se ndihet e lumtur që është pjesë e drejtësisë në ndeshjet e futbollit.
Kryeziu mendon se përgatitja profesionale është e bukura e të qenurit refere.
“Duhet të jesh e përgatitur në mënyrë profesionale, kjo është e bukura e të qenurit refere. Për mua ndeshja Greqia me Ishujt Farore, çshtë më e bukura. Kur me kanë telefonuar, kam menduar që ka qenë hajgare sepse qëlloi në datën e 1 prillit, pata dyshime. Pastaj u konfirmua se ka qenë gjithçka gati, s’e kom paramendu që vjen kaq shpejtë sepse duhet punë e madhe për të mbërritur këtu”, ka thënë Rinesa Kryeziu.























