SHBA paralajmëron Izraelin kundër ofenzivës në Rafah
BKT
Rajoni dhe Bota

SHBA paralajmëron Izraelin kundër ofenzivës në Rafah

Flutura Bekqeli / RTK

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur sërish shqetësime me homologët e tyre izraelitë në lidhje me planet e Izraelit për operacione ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

SHBA i ka kërkuar vazhdimisht Izraelit që të mos nisë një ofensivë të madhe në Rafah për të shmangur më shumë viktima civile në Gaza. Shtëpia e Bardhë tha se përfaqësuesit e kryeministrit të Izraelit kishin rënë dakord "të merrnin parasysh këto shqetësime".

Ne anën tjetër, SHBA vuri veton ndaj një rezolute të OKB-së për t'i dhënë statusin e anëtarit të plotë një Shteti të Palestinës.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin foli me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant për të "diskutuar kërcënimet rajonale dhe veprimet destabilizuese të Iranit në Lindjen e Mesme".

Ata diskutuan gjithashtu "rëndësinë e rritjes dhe mbajtjes së fluksit të ndihmës humanitare për civilët e Gazës, duke përfshirë rrugën e re nga porti Ashdod në Izrael".

Ushtria izraelite thotë se ka goditur dhjetëra objektiva në Gaza, një ditë pas bombardimeve të gjera izraelite të pjesës qendrore të rripit, si dhe të qytetit të Gazës në veri.

Katari - i cili ka luajtur një rol të madh ndërmjetësues në bisedimet e armëpushimit - tha më herët se negociatat e armëpushimit kishin ngecur.

SHBA, aleati më i afërt i Izraelit, i ka bërë presion Izraelit që të mos kryejë një ofensivë të gjerë në Rafah, por të marrë një qasje më të shënjestruar.

Të paktën 33,970 njerëz janë vrarë në Gaza që shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas ministries së shëndetësisë të territorit të Hamasit, gjatë fushatës ushtarake të Izraelit për të shkatërruar Hamasin dhe për të liruar pengjet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota