Ka vdekur personi që i vuri flakën vetes para gjykatës së Nju-Jorkut
BKT
Rajoni dhe Bota

Ka vdekur personi që i vuri flakën vetes para gjykatës së Nju-Jorkut

Bardhyl Bajrami /RTK

Ka vdekur personi i cili dje i vuri flakën vetes para një gjykate në Nju-Jork, ku po zhvillohej gjykimi i ish-presidentit Donald Trump. Para se ta kryente veprën, ai kishte hedhur ca pamflete me bazë konspirative.

Autoritetet në SHBA kanë njoftuar se personi i cili mbrëmë i vuri flakën vetes para ndërtesës së gjykatës ku po zhvillohej gjykimi i ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur.

Maxwell Azzarello, 37 vjeç, e lagu veten me lëndë djegëse para se të hidhte ca pamflete me bazë konspiracionin e t’i vinte vetes flakën.

Azzarello u dërgua me autoambulancë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa nuk ia doli t`u mbijetojë lëndimeve.

Hetuesit janë duke intervistuar dëshmitarët të cilët kanë thënë se ai nuk ka thënë asgjë para ndërmarrjes së veprimit tashmë vdekjeprurës.

Tre oficerë policie dhe një zyrtar policor i gjykatës kanë pësuar lëndime të lehta gjatë përpjekjeve për t’i shuar flakët.

Policia tha se Azzarello kishte mbërritur në Nju-Jork në fillim të javës derisa familja e tij, nuk ishte në dijeni për udhëtimin e tij në Nju-Jork.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota