09:19 / 25.04.2024
Shemben brenda natës krahët e mullirit të famshëm Moulin Rouge në Paris
A.B| RTKlive
Krahët e mullirit me erë në majë të kabaresë së famshme Moulin Rouge në Paris ranë gjatë natës të mërkurën (25 prill). Nuk raportohet për të lënduar, sipas autoriteteve, dhe nuk ka më asnjë rrezik për shembje të mëtejshme.
Sipas TF1, shkaku i rënies së tyre mbetet deri më tani i panjohur. Zjarrfikësit e Parisit thanë se nuk kishte të lënduar dhe se nuk kishte rrezik shembjeje.























