Izraeli rinisë sulmet ajrore në Gaza, përgatit ofensivë në Rafah
BKT
Foto: AFP
Rajoni dhe Bota

Izraeli rinisë sulmet ajrore në Gaza, përgatit ofensivë në Rafah

Luan Qorraj / RTK

Izraeli ka rinisur sulmet ajrore në disa pjesë të Gazas në atë që shihet si para përgatitje për ofenzivën drejtë Rafahut, territorit të fundit në Rripin e Gazës, i cili i ka shpëtuar shkatërrimit total dhe ku tani gjenden më shumë se 1.5 milion civil.

Pas një pushimi disa javor, forcat Izraelite kanë rinisur sulmet ajrore në pjesët e ndryshme të Gazës duke goditur caqe për të cilat Tel-Avivi tha se janë infrastrukturë e Hamasit.

Gjithashtu është njoftuar se Izraeli kreu disa sulme me fluturake pa pilot brenda Rafahut dhe se forcat Izraelite kanë filluar të zhvendosën në atë që besohet të jetë para-përgatitje për ofensivën e pritur drejtë këtij qyteti.

Shtete e Bashkuara si dhe aleatët tjerë perëndimor kanë paralajmëruar Izraelin kudër sulmit drejtë Rafahut pasi që në këtë pjesë të Gazës, të vetmen e cila deri me tani i shpëtoi shkatërrimit total, janë strehuar rreth 1.5 milion civil nga pjesët tjera të territorit , por Tel Avivi ka bërë të ditur se nuk planifikon të ndalon përderisa të gjitha pjesët e gazës nuk janë pastruar nga militantët e Hamasit.

Ndërkohë, shtetet e bashkuara dhe disa vende tjera kërkuan hetime për veprimet e forcave Izraelite gjatë rrethimit të spitaleve pas zbulimit të një varreze me më shumë se 300 trupa në spitalin Al Naser në Khay Younes të rripit të gazës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota