Biden tha se është i gatshëm të përballet me Trumpin në një debat
RTK
Presidenti amerikan, Joe Biden po i përgjigjej një pyetjeje gjatë një interviste një orëshe ku mes tjerash tha "Jam i lumtur të debatoj me Trump".
Tradicionalisht, debatet presidenciale të vitit zgjedhor janë organizuar nga një komision jopartizan dhe janë planifikuar në vjeshtë.
Nëntorin e kaluar komisioni njoftoi tre vendet e debatit presidencial 2024 - në universitetet në Teksas, Utah dhe Virxhinia - me datat e përcaktuara për shtator dhe tetor.
Biden nuk ishte angazhuar në ato debate përpara fjalëve të tij të premten, duke thënë në mars se gatishmëria e tij për të dalë në një skenë me Trump "varet nga sjellja e tij".
Në javët e fundit, Trump dhe përfaqësuesit e tij të fushatës i kishin bërë presion Biden që të debatonte më herët dhe më shpesh sesa ato të planifikuara nga komisioni i debatit.
Në një tubim në Pensilvani, Trump u shfaq në skenë pranë një foltoreje të zbrazët duke shfaqur një pankartë që thoshte "në çdo kohë, kurdo, kudo".
Komiteti Kombëtar Republikan tërhoqi përfshirjen e tij në komisionin e debatit në prill 2022, duke ngritur dyshime nëse kandidati republikan do të merrte pjesë në zgjedhjet 2024.
Ish-presidenti nuk pranoi të paraqitej në asnjë nga pesë debatet kryesore të partisë së tij këtë cikël zgjedhor, të mbajtura midis gushtit dhe janarit, duke treguar epërsinë e tij në votime si dëshmi se votuesit republikanë e mbështetën qartë fushatën e tij dhe se debatet nuk ishin të nevojshme.
Ai vazhdoi të fitoi të gjitha garat për nominimin republikan përveç njërit dhe u bë kandidati i supozuar i partisë deri në mars. Biden dhe Trump debatuan dy herë gjatë fushatës presidenciale 2020. Dy kandidatët e partive kryesore kanë debatuar të paktën një herë në çdo vit zgjedhjesh presidenciale që nga viti 1976.























