Shpëtohen migrantët në Detin Mesdhe, dërgohen në Sicili
BKT
Foto: Sea Watch
Rajoni dhe Bota

Shpëtohen migrantët në Detin Mesdhe, dërgohen në Sicili

RTK

Organizata Joqeveritare për shpëtim në det e quajtur “Sea-Watch” apo “Rojet e Detit” ka shpëtuar 47 persona nga një gomone e stërngarkuar, të premten e 27 prillit në Detin Mesdhe.

Anëtarët e kësaj organizate kanë thënë se të gjithë personat e shpëtuar tani janë të sigurt në anije dhe po shkojnë për ankorim në Catania, në Sicili.

Kjo organizatë ka thënë se ditët e fundit janë përballur me erëra të fuqishme dhe dallgë të mëdha.

Autoritetet italiane e kanë autorizuar portin Catania si të sigurt dhe anija e organizatës Sea-Watch do të shkon atje të shtunën.

Kjo organizatë është jo fitimprurëse e cila kryen operacione të kërkim-shpëtimit civil në Mesdhe duke ofruar ndihmë emergjente dhe transport deri në një vend të sigurt.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota