Gjeorgji, mijëra protestues kundër ligjit për ‘agjentët e huaj’
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjeorgji, mijëra protestues kundër ligjit për ‘agjentët e huaj’

Muharrem Miftari /RTKlive

Mijëra njerëz janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian Tblisi për të protestuar kundër një projektligji të ri për "agjentët e huaj".

Një grup i madh njerëzish marshojnë drejt Parlamentit, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

 “Njerëzit u bërtasin- rusë”, shkruan Marika Mikiashvili nga partia politike "Droa" në 'X'.

Nëse miratohet, projektligji do t'u kërkojë organizatave që marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë të regjistrohen si "agjentë të huaj" ose të përballen me gjoba. Opozita e ka përshkruar projektligjin si autoritar dhe të frymëzuar nga Rusia.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota