Ylli dhe Peja përballen sonte në gjysmëfinalen e katërt të ‘play-off-it’
BKT
Sport

Ylli dhe Peja përballen sonte në gjysmëfinalen e katërt të ‘play-off-it’

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Elita e basketbollit të Kosovës, vjen sonte me përballjen mes Golden Eagle Ylli dhe Pejës.

Therandasit dhe pejanët do të ndeshen në ndeshjen e katërt të ‘play-off-it’

Therandasit po fitojnë 2:1 në serinë gjysmëfinale dhe i nevojitet edhe një fitore për kualifikim, kurse pejanët duhet të fitojnë të mërkurën mbrëma dhe në sfidën e ardhshme, për tu gjendur sërish në finale.

Në takimin e parë fituan therandasit 84:87, ashtu si edhe në ndeshjen e dytë, 92:86, derisa në ndeshjen e tretë në Gjakovë, fituan pejanët 98:86.

Ky është një duel mes kampionit aktual dhe ish-kampionit.

Trepça është kualifikuar në finale, pasi eliminoi Sigal Prishtinën në gjysmëfinale 3:0.

Gjysmëfinalja 4

Sonte takohen:

19:00 Golden Eagle Ylli - Peja