Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët me thirrjet për tolerancë
BKT
Foto: Reuters / Një ushtar ukrainas merr pjesë në një shërbesë për Pashkët ortodokse në qytetin Kostiantjnivka në rajonin e Donjeckut. 5 maj 2024
Rajoni dhe Bota

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët me thirrjet për tolerancë

Luan Qorraj / RTK

Besimtarët ortodoks në pjesët e ndryshme të botës e kanë shënuar "të dielën e pashkëve" , e cila, tradicionalisht përmbyllë tri ditët e festës së pashëve e cila përkujton kryqëzimin dhe ringjalljen e Krishtit.

 Në Ukrainë, ku u shënuan Pashkët e treta që nga fillimi i invazionit Rus, mesha më e madhe u mbajt në katedralen Mykhalivsky ku mijëra ukrainas u lutën për përfundimin e shpejtë të luftës dhe çlirimin e vendit.

Njëkohësisht, presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, publikoi një porosi në të cilën , mes tjerash, ceki se Ukraina ka arritur të mbijeton 802 ditë të luftës me Rusinë dhe tha se është i bindur se, përfundimisht, drita do ta mund errësirën.

Ndërkohë, në Bukuresht të Rumanisë, besimtarët nga të gjitha pjesët e vendit u mblodhën në kishat lokale ku priftërinjtë dhe murgjit ia ndezën qirinjtë besimtarëve me, të ashtuquajturën "dritë e shenjtë" e cila është sjellë nga Jerusalemi dhe e cila, sipas besimeve tradicionale, do të sjellë "dritën hyjnore" nga toka e shenjtë në jetën e besimtarëve.

Përderisa , në bullgari, ku pashkët e shënojnë fundin e agjërimit 7-javor ,Pashkët u shënuan nga miliona besimtarë në kishat dhe familjet e tyre.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota