MPJ izraelite: 7 të plagosur, nga raketat e hedhura nga Hamasi
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

MPJ izraelite: 7 të plagosur, nga raketat e hedhura nga Hamasi

V.Th. RTKlive

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, duke u thirrur në mediet izraelite, njofton se grupi terrorist Hamas ka hedhur një breshëri raketash në vendkalimin Kerem Shalom përmes të cilit lehtësohet bartja e ndihmave humanitare në Gaza, me ç’rast janë plagosur 7 persona.

Raketat u hodhën pranë spitalit “Emirati” në Rafah. Hamasi hedh raketa nga qendrat civile në vendkalimet humanitare.

“Gjatë ditëve të fundit, në incidente të ndara: Hamasi hodhi mortaja në drejtim të korridoreve që shërbejnë për qëllime humanitare; Hamasi ndërpreu bartjen e ndihmave humanitare nga jugu në veri të Gazës dhe ua pamundësoi banorëve të merrnin ndihma humanitare; Hamasi hodhi sot (më 5 maj, 2024) 10 raketa në Kerem Shalom, vendkalimin kryesor të ndihmave humanitare. Kalimi (Kerem Shalom) tani është i mbyllur”, thuhet në njoftimin e MPJ izraelite në platformën “X”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota