Netanyahu: Pa kontrollin e Rafas nuk ka fitore për Izraelin
BKT
Rajoni dhe Bota

Netanyahu: Pa kontrollin e Rafas nuk ka fitore për Izraelin

Hanife Osmani/RTK

Izraeli këmbëngul se pa kontrollin e Rafas nuk ka fitore, përderisa edhe aleatët më besnikë të Tel-Avivit shprehen të shqetësuar për një operacion ushtarak atje në të cilën gjenden më shumë se 1 milion palestinezë të zhvendosur.

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka filluar t’i urdhërojë palestinezët të largohen nga pjesët e lindore të qytetit Rafah përpara operacioneve të paralajmëruara. Rreth 100,000 njerëz kanë filluar të largohen për një zonën e ashtuquajtur të zgjeruar humanitare në Khan Younis dhe al-Mawasi.

E Sipas Tel Avivit zyrtar për të mundur Hamasit ushtria izraelite duhet të marrë nën-kontroll qytetin dhe se fitorja kundër Hamasit nuk mund të fitohet pa një ofensivë të plotë atje, kishte deklaruar për muaj të tërë kryeministri izraelit.

Kundër këtij operacioni janë deklaruar edhe vetë aleatët më të fuqishëm të Izraelit. Me arsyet se çdo sulm ndaj qytetit Rafah do të nënkuptonte një katastrofë përderisa në të janë të strehuar më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur.

Presidenti i Amerikës Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e izraelit. SHBA u shprehën të shqetësuar për urdhrin e evakuimit të qytetit Rafah. Bisedimet vijnë pas fjalimit të kryeministrit Netanyaht në fundjavë, i cili u tha popullit izraelit se ju “nuk mund t'u besoni premtimeve të johebrenjve”.

Ishte pikërisht kjo deklaratë që zëmëroi shumë njerëz në Uashington për shkak të mbështetjes që presidenti Biden i ka dhënë Izraelit. Shtetet e Bashkuara kanë thënë për disa muaj se Izraeli duhet të jetë i kujdesshëm me mënyrën se si zhvillon luftën në Gaza, se duhet të marrë parasysh aspektin humanitar.

E sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy  ka thënë se një sulm tokësor në Rafah do të ishte "katastrofik".

Edhe Ministri i Jashtëm i Jordanisë Ayman Safadi ka bërë thirrje për të parandaluar një sulm izraelit në Rafah. Ai nëpërmjet platformës X shkroi se "Një tjetër masakër e palestinezëve është duke u bërë, dështimi për të parandaluar masakrën do të jetë një njollë e pashlyeshme” për komunitetin ndërkombëtar”.

Në një deklaratë, edhe Ministria e Jashtme egjiptiane  i bëri thirrje Izraelit të ushtrojë "nivelet më të larta të vetëpërmbajtjes" dhe të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm në këtë "kohë shumë të ndjeshme", me negociatat për një armëpushim dhe lirimin e robërve në vazhdim.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota