Dashtevski: Deri në ora 11:00, në për zgjedhjet presidenciale votuan 12,87%
BKT
Rajoni dhe Bota

Dashtevski: Deri në ora 11:00, në për zgjedhjet presidenciale votuan 12,87%

Sh.Ç/RTKlive

(E plotësuar) Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski deklaroi sot se jehonë më e madhe e votuesve për zgjedhjet presidenciale është regjistruar në pjesët lindore dhe qendrore të vendit, ndërkohë që jehonë më e ulët është regjistruar në pjesën perëndimore.

“Më së shumti dalje për momentin për zgjedhjet presidenciale ka në Probishtip, 27,85, ndërsa dalja më e vogël për zgjedhjet presidenciale në Likovë 1, 76 për qind, mund të vërehet se në Maqedoninë Lindore dhe Qendrore, më shumë votues kanë votuar për zgjedhjet presidenciale se sa në Maqedoninë Perëndimore, ku përqindja është shumë e ulët. Sa u përket vendvotimeve që këtë mëngjes kishin probleme me aparatet teknike, në 3 vendvotime janë tejkaluar ndërsa në 3 do të vazhdohet votimi me UV lambë dhe sprej”, ka theksuar Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksadnar Dashtevski ka theksuar se deri orën 11:00 dalja në zgjedhjet presidenciale është 12.87%.

Në Maqedoninë e Veriut sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin njërin nga dy kandidatët për kryetar të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Dalja në zgjedhjet parlamentare deri ora 11:00 është 13.69%

Kryetari i KSHZ-së, Aleksadnar Dashtevski ka theksuar se deri orën 11:00 dalja në zgjedhjet presidenciale është 12.87%.

Jehona më madhe për zgjedhjet presidenciale është në qytetin e Probishtipit 21.85%, ndërsa jehonë më të vogël ka në Likovë 1.67%.

Dashtevski ka theksuar se deri ora 11:00 jehona e votuesve për zgjedhjet parlamentare është 13.69%. Jehonë më të madhe ka në Krivogashtani 28.38%, ndërsa jehonë më të vogël ka në Vrapçishtë 5.2%.

Kryetari i KSHZ-së shtoi se nëse bëjmë krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, dalja në këto zgjedhje është 2.69% më e lartë.

Në Maqedoni të Veriut sot mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Kutitë e votimit në 3840 vendvotime janë hapur në orën 07:00 e do mbyllen në 19:00, ndërsa të drejtën e votës e kanë mbi 1.8 milion votues, të cilët do votojnë për 17 parti politike dhe koalicione.

Po sot votohet edhe për raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. Për president do zgjedhet kandidati nëse do arrihet cenzusi apo dalja e votuesve mbi 40% apo mbi 720 mijë votues.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditir se sot qytetarët do të mund të hyjnë në vendvotim vetëm një herë dhe do t’u ofrohet mundësia të votojnë për president dhe deputetë ose vetëm për njërën nga dy zgjedhjet e mundshme.

“Votuesi merr dy fletë votimi nëse vendos të votojë për të dyja llojet e zgjedhjeve ose vetëm një fletë votimi për zgjedhjet për të cilat vendos të votojë”, theksuan nga KSHZ.

Zgjedhjet do vëzhgohen nga 2000 vëzhgues, nga të cilët 1078 janë vendas dhe 770 vëzhgues të huaj. Zgjedhjet do të ndiqen nga 66 gazetarë të huaj.

Misioni i OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë. Zgjedhjet do të monitorohen nga 138 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, komisioni ad hoc i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 33 vëzhgues, si dhe 68 vëzhgues nga Ambasada Amerikane në Shkup.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota