14:01 / 11.05.2024
Një stuhi diellore godet të premten tokën
F.Bekqeli/RTK
Një stuhi e fortë gjeomagnetike arriti në Tokë të premten dhe ka të ngjarë të godasë planetin këtë fundjavë, tha agjencia shkencore dhe rregullatore e Shteteve të Bashkuara.
Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës , raportoi të premten se imazhet diellore ultraviolet në satelitin gjeostacionar operacional ‘Mjedisor Lindor’ kanë regjistruar "një diell shumë të stuhishëm këtë javë" që dërgoi disa shpërthime të fushave plazmatike dhe magnetike drejt Tokës.
Imazhet janë vëzhguar nga Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor dhe një stuhi e fortë gjeomagnetike ka të ngjarë të godasë Tokën këtë fundjavë”, tha agjencia.
Stuhitë diellore mund të ndikojnë në Tokë me ndërprerje në satelitët dhe rrjetet e energjisë.























