Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita
BKT
Sport

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Uran Krasniqi / RTKLive

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. 

Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën, me rezultat 3-0. 
Hamidi (32'), Kryeziu (52') dhe Karrica (88') kanë realizuar për skuadrën nga Suhareka. 
Ndërsa Llapi ka mposhtur Malishevën me rezultat 1-0, me golin e Januzit në minutën e tridhjetë e shtatë. 
Drita ani se vendas nuk ka arritur të triumfojë ndaj Feronikelit. Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-0. 
Nga ana tjetër, Dukagjini ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0, pas golit të Sylës (58'), si dhe Gjilani ka mposhtur Lirinë me rezultat 3-1, ku në listën e realizatorëve të golave janë shënuar Jarovic (29') dhe Shabani (46', 57'). Goli për Lirinë ka qenë autogol nga Shehi (35'). 
Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani kryeson me shtatëdhjetë e dy pikë, Llapi gjendet në vendin e dytë me gjashtëdhjetë e tetë pikë, ndërsa Drita në vendin e tretë me gjashtëdhjetë e gjashtë pikë.