Blinkeni viziton Ukrainën
BKT
Rajoni dhe Bota

Blinkeni viziton Ukrainën

Dardan Ramabaja /RTK

Katër persona u plagosën në sulmet e reja ruse në qytetin e shkatërruar të Kharkivit në verilindje të Ukrainës, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka arritur në Kiev.

Një burrë dhe tri gra u plagosën në granatimet nga forcat ruse herët të martën, tha Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit më të gjerë të Kharkivit, qendra administrative e të cilit është qyteti i Kharkivit, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Sinehubov tha se Rusia sulmoi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës me bombat e saj të reja UMPB D-30, bomba të drejtuara me precizion të lartë të montuara të epokës sovjetike që sillen si raketat e dirigjuara.

Ditët e fundit Rusia ka bërë presion me sulmin e saj tokësor në veri të rajonit të Kharkivit të Ukrainës, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ndodhet në Ukrainë kur armët amerikane kanë filluar të arrijnë në vijën e parë të frontit.

Vizita e tij po bëhet derisa vendi përpiqet të frenojë një inkursion të madh rus pranë qytetit të tij të dytë më të madh, Kharkiv.

Ofensiva ndërkufitare në rajonin e Kharkivit është një nga sulmet më të rëndësishme tokësore ruse që nga fillimi i luftës.

Sekretari i Shtetit, Blinken, i cili arriti në Kiev me tren, po takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë.

Kongresi amerikan më në fund ka miratuar paketën e re të ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se armët e financuara nga Amerika që vijnë tani në vijën e frontit përfshijnë interceptorët e mbrojtjes ajrore, artilerinë dhe raketat e dirigjuara me saktësi me rreze të gjatë veprimi ATACMS.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota