Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve për më shumë ndihma
Bardhyl Bajrami/ RTK
Presidenti i Ukrainës e ka pranuar mungesën e luftëtarëve por edhe moralin e rënë. Ai ka thënë se disa brigada ekzistuese janë tashmë pa ushtarë dhe u ka bërë thirrje aleatëve për më shumë ndihma në aeroplan luftarakë dhe mbrojtje kundërajrore.
Presidenti I Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia do të mund t’i shton sulmet në pjesën verilindore të vendit pas përparimeve të fundit që i ka bërë në rajonin e Kharkivit.
Zelenski i ka pranuar telashet me mungesën e luftëtarëve dhe moralin duke thënë se një numër i brigadave ekzistuese tanimë janë pa trupa. Zelensky gjithashtu ka thënë se ka mungesa edhe në flotën ajrore dhe i ka përsëritur thirrjet për ndihma të aleatëve në aeroplan luftarak dhe mbrojtje kundërajrore.
Rusia, kohë më parë ka nisur, befasishëm një sulm në pjesën verilindore të Ukrainës duke marrë nën kontroll disa fshatra në afërsi të Harkivit, që është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.
Oleg Synegubov, Guvernatopri i Harkivit ka thënë se në më pak se një javë, më shumë se 10 mijë banorë janë detyruar të zhvendosen nga vatrat e tyre.























