Të paktën 50 të vdekur nga vërshimet në Afganistan
BKT
Rajoni dhe Bota

Të paktën 50 të vdekur nga vërshimet në Afganistan

Bardhyl Bajrami/ RTK

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë dëmtuar edhe shumë tjera. Përmbytje ka pasur edhe në disa vende evropiane, por sipas raporteve të deritanishme pa viktima.

Disa vende evropiane si Franca, Gjermania dhe Belgjika po përballen me përmbytje si pasojë e të reshurave të dendura. Në qytezën Limburg ato po konsiderohen si më të rëndat në historinë e vet.

Kryeministri I Belgjikës Alexander De Croo pritet që ta viziton këtë zonë ndërsa qeveria me gjasë do ta shpall si katastrofë natyrore.

E reshje të dendura të shiut kanë rënë edhe në Saarland në Gjermani që për pasojë kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje të tokës dhe dëme të konsiderueshme materiale. Deri tash, nuk është raportuar për ndonjë viktimë eventuale. Rajonin e prekur nga përmbytjet e ka vizituar  kancelari gjerman Olaf Scholz.

E përmbytje ka pasur edhe në Afganistan ku jetën e kanë humbur të paktën 50 persona. Autoritetet në provincën Ghor kanë thënë se ka edhe persona të zhdukur por që nuk kanë dhënë shifra për numrin e tyre. Si pasojë e vërshimeve janë shkatërruar rreth 2000 shtëpi, janë dëmtuar shumë tjera por kanë ngordhur edhe mijëra krerë bagëti.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota