Aktorja Johansson akuzon OpenAl, përdori zërin e saj në ChatGBT
Aurora Verbica/RTK
Aktorja e njohur amerikane Scarlett Johansson, ka akuzuar OpenAl, se ka përdorur zërin e saj nga ChatGBT, dhe ka kërkuar të hiqet nga platforma.
Aktorja 39 vjeçare ka thënë për e media se ishte ftuar nga OpenAl para nëntë muajsh, në mënyrë që ta shprehi sistemin e saj të Al, mirëpo ka refuzuar që të ofronte zërin e saj.
“Shtatorin e kaluar, mora një ofertë nga (CEO i OpenAI) Sam Altman, i cili donte të më punësonte për të shprehur sistemin aktual ChatGPT 4.0”, tha 39-vjeçarja, e cila ndihet, siç tha shumë e zemëruar lidhur me këtë çështje.
“Dukej aq i frikshëm dhe i ngjashëm me zërin timin saqë miqtë e mi më të ngushtë nuk mund të bënin dallimin," tha Johansson.
Kompania kishte përdorur zërin, të cilin e quante "Sky", gjatë ngjarjes së saj të publikuar gjatë javës së kaluar.
Në një deklaratë për AP pas përgjigjes së Johansson reagoi Altman.
“Zëri i Sky nuk është i Scarlett Johansson dhe nuk kishte për qëllim t'i ngjante kurrë zërit të saj,” tha Altman. “Për respekt për znj. Johansson, ne kemi ndaluar përdorimin e zërit të Sky në produktet tona. Na vjen keq për znj. Johansson që nuk komunikuam më mirë”, tha ai
OpenAI me bazë në San Francisko për herë të parë shpalosi aftësitë e zërit për ChatGPT, i cili përfshinte pesë zëra të ndryshëm, në shtator, duke i lejuar përdoruesit të angazhohen në biseda të vazhdueshme me asistentin e AI. "Voice Mode" fillimisht ishte vetëm i disponueshëm për abonentët me pagesë, por në nëntor, OpenAI njoftoi se funksioni do të bëhej falas për të gjithë përdoruesit me aplikacionin celular.























