Dy të vdekur pas turbulencave në aeroplan
M.Miftari/RTKlive
Dy persona kanë vdekur pas turbulencave të forta në një aeroplan të nisur për në Singapor nga Londra dhe rreth tridhjetë persona janë plagosur. Dhjetë thuhet se kanë marrë lëndime të rënda.
Një person ka vdekur pas turbulencave në një aeroplan që udhëtonte nga Londra në Singapor të hënën, tha Singapore Airlines.
Rreth tridhjetë persona u plagosën, dhjetë prej të cilëve u plagosën rëndë, sipas medieve tajlandeze dhe të huaja, transmeton RTKlive.
“Mund të konfirmojmë se ka pasur të lënduar dhe një vdekje në bordin e avionit Boeing 777-300ER”, shkruan linja ajrore.
Në bord ndodheshin gjithsej 211 pasagjerë.
Sipas shërbimeve të gjurmimit të fluturimit, avioni duhet të jetë zhytur afërsisht 1800 metra në një kohë të shkurtër, pak para se të detyrohej të bënte një ulje emergjente.























