Rusia nis stërvitjet bërthamore pranë kufirit me Ukrainën
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusia nis stërvitjet bërthamore pranë kufirit me Ukrainën

M.Miftari/RTKlive

Ushtria ruse, të martën, ka filluar stërvitjet ushtarake që përfshijnë armë bërthamore taktike, për të cilat autoritetet ruse kanë njoftuar në fillim të këtij muaji si një paralajmërim për zyrtarët e lartë perëndimorë, të cilët kishin folur për mundësinë e përfshirjes më të thellë në luftën e Ukrainës.

Kjo është hera e parë që Rusia shpalli publikisht stërvitjet që përfshijnë armë bërthamore taktike, megjithëse forcat e saj strategjike bërthamore mbajnë rregullisht stërvitje, bën të ditur AP, transmeton RTKlive.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes të lëshuar të martën, faza e parë e stërvitjeve të reja parashikonte "trajnim praktik në përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike", duke përfshirë raketat ‘Kinzhal’ dhe ‘Iskander’ me aftësi bërthamore.

Manovrat po zhvillohen në Qarkun Ushtarak Jugor, i cili përbëhet nga rajone ruse në jug, duke përfshirë kufirin me Ukrainën; Krimenë, e aneksuar më 2014; si dhe katër rajone ukrainase që Rusia i aneksoi në vitin 2022 dhe të pushtuara pjesërisht.

Stërvitjet u njoftuan më 6 maj, ku Ministria e Mbrojtjes, përmes një komunikate, bëri të ditur se ato do të jenë si përgjigje ndaj "deklaratave provokuese dhe kërcënimeve të disa zyrtarëve perëndimorë në lidhje me Federatën Ruse".


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota