Giroud: Kurrë nuk do t’i harroj këto tri vite të Milani
BKT
Sport

Giroud: Kurrë nuk do t’i harroj këto tri vite të Milani

F.Bytyqi/RTKLive

Veterani francez tashmë i ka dhënë fund aventurës të AC Milan.

Reprezentuesi i Francës, karrierën do ta vazhdojë në MLS të Amerikës.

Giroud duke folur për mediet italiane, ka thënë se është tejet i kënaqur dhe krenar që ka veshur fanellën e skuadrës ‘Rossonere’.

Ai thotë se qysh si fëmijë e ka ëndërruar të vesh fanellën e Milanit.

“Kur isha i ri ëndërroja për këtë Milan, tani kam pasur një magji për të cilën jam krenar”, ka thënë Giroud.

“Nuk do t'i harroj kurrë këto tri vite te Milani”, ka theksuar francezi.