Izrael, dy ministra kërcënojnë me dorëheqje, nëse pranohet plani amerikan
BKT
Rajoni dhe Bota

Izrael, dy ministra kërcënojnë me dorëheqje, nëse pranohet plani amerikan

Luan Qorraj / RTK

Disa zyrtarë izraelitë thonë se janë të gatshëm të pranojnë propozimin amerikan për armëpushim në Gazë, por anëtarë të lartë të kabinetit qeveritar të Netanyah-ut kanë kërcënuar se do të japin dorëheqje në rast se Tel-Avivi e pranon planin.

Disa zyrtarë izraelitë, të afërt me kryeministrin Bunjamin Netanyahu, kanë thënë se vendi i tyre nuk e konsideron propozimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për armëpushim në Rripin e Gazës, si "marrëveshje të mirë", por shtuan se, megjithatë, janë të gatshëm ta pranojnë.

Propozimi amerikan, përfshin armëpushim gjashtëjavor gjatë të cilit trupat izraelite do të tërhiqen nga të gjitha pjesët e populluara të Rripit të Gazës, pas kësaj periudhe, pritet lirimi i pengjeve, arritja e paqes afatgjate dhe fillimi i zbatimit të planit masiv për rindërtimin e Gazës.

Plani, megjithatë, nuk përfshinë kërkesën më të rëndësishme të Izraelit, e cila është largimi i Hamasit nga Rripi i Gazës, edhe pse kjo kërkesë nuk paraqitet në marrëveshje. Burime të ndryshme në Tel Aviv kanë thënë se qeveria është e gatshme ta pranojë.

Por ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich , dy politikanë djathtistë me përkrahje të madhe në disa rrethe, kanë thënë se do të japin dorëheqje nga posti dhe se do të tentojnë të rrëzojnë qeverinë në rast që Netanyah-u e pranon planin.

 Ndërkohë, operacionet e forcave Izraelite në Rripin e Gazës po vazhdojnë pa ndërprerje.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota