Protestë e madhe në Tel Aviv
BKT
Rajoni dhe Bota

Protestë e madhe në Tel Aviv

M.Miftari/RTKlive

Mbi 120.000 njerëz, të shtunën, demonstruan në Tel Aviv.

Protestuesit kërkuan që qeveria izraelite të negociojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar, raporton Times of Israel.

Demonstruesit kërkuan gjithashtu zgjedhje të reja dhe dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sipas pjesëmarrësve në vend, bëhet e ditur se kjo duhet të ketë qenë demonstrata më e madhe që nga sulmi terrorist i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota