Gallant: Izraeli kërkon alternativë ndaj qeverisjes së Hamasit
M.Miftari/RTKlive
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, thotë se Izraeli po punon për të gjetur një qeveri për të zëvendësuar Hamasin në Rripin e Gazës, raportojnë mediet izraelite.
“Ne po ecim përpara me një qeveri alternative ndaj Hamasit, bazuar në kornizën ku ne izolojmë zonat, heqim anëtarët e Hamasit dhe sjellim forca të tjera që mund të mundësojnë një qeveri tjetër”, thotë Gallant, sipas Times of Israel.
Ministri i Mbrojtjes ka kritikuar më parë kryeministrin Benjamin Netanyahu për mungesën e planeve të Izraelit se si do të qeveriset Rripi i Gazës pa Hamasin.
Qëllimi i deklaruar i Izraelit për luftën është, përveç kthimit në shtëpi të të gjithë pengjeve të marra në sulmin terrorist të 7 tetorit, të shkatërrojë aftësinë e lëvizjes së quajtur terroriste për të qeverisur dhe për të zhvilluar luftë.























