Zgjedhjet në Meksikë, kryetari ka vetëm një mandat 6-vjeçar
BKT
Rajoni dhe Bota

Zgjedhjet në Meksikë, kryetari ka vetëm një mandat 6-vjeçar

Luan Qorraj/RTK

Dhjetëra miliona qytetarë të Meksikës janë duke votuar në zgjedhjet në të cilat, përveç presidentit të ardhshëm, do të zgjidhen edhe qindra deputetë, senatorë guvernatorë të shteteve individuale dhe pjesa më e madhe e autoriteteve lokale.

Të gjitha sondazhet e para zgjedhjeve tregojnë se postin e presidentit do ta fitojë ish-kryebashkiakja e Meksiko Citiy, Caudia Sheinbaum e cila është bashkëpunëtore e afërt e presidentit të tanishëm  Andres Manuel Lopez Obrador. Sipas ligjit, ky i fundit nuk mund të kandidohet pasi që presidenti meksikan mund të shërbejë për vetëm një mandat 6-vjeçar.

Megjithatë, disa analistë kanë paralajmëruar se rivali i kryesor, Xóchitl Gálvez, ende mund të befason.

Edhe pse partia në pushtet- Morena ka punuar në përmirësimin e ekonomisë dhe ka përmirësuar jetën e shumë meksikanëve, kreu i ardhshëm i shtetit ende do të ketë shumë punë në kontrollin e sigurisë dhe ballafaqimin me kartelet të cilët vazhdojnë të ushtrojnë ndikim të madh, madje duke ndikuar edhe në proceset zgjedhore.

Fushata parazgjedhore ka qenë e shënuar me dhunë ekstreme dhe sulme ndaj kandidatëve lokal dhe federal, zyrtarisht më shumë se 20 kandidat janë varë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur nga ana e karteleve gjatë fushatës përderisa mediumet dhe organizatat civile thonë se numri i vërtetë i të vrarëve është rreth 40.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota