11:01 / 04.06.2024
Aleanca e kryeministrit indian prin në zgjedhje
Hanife Osmani / RTK
India votoi për zgjedhjet parlamentare, e të cilat u zhvilluan në shtatë faza. Të drejtë vote kishin rreth 1 miliard njerëz.
Narendra Modi është rrugës për fitoren e mandatit të tretë radhazi si kryeministër.
Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, Aleanca e udhëhequr nga Partia Bharatiya Janata (BJP) kryeministri aktual indian, Narendra Modi, pritet ta ketë shumicën në Dhomën e Ulët të Parlamentit.
Aleanca e Modit është në epërsi me më shumë se 300 vende në Dhomën me gjithsej 543 vende, përderisa partitë opozitare i kanë rreth 200 vende në parlament. Megjithatë, përderisa qytetarët ushtronin të drejtën e tyre për votë, temperaturat ekstreme të motit në disa shtete Indiane, kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave.























