Shkretëtira e Atakamës në Kili, deponi e veshjeve të pashitura
Bardhyl Bajrami/RTK
të cilat importohen në Kili por të cilat nuk shiten në tregun vendor. Çdo vit, ky vend importon rreth 60 mijë tonelata të këtyre rrobave, ndërsa një aktivist mjedisor ka thënë se vetëm në vitin 2021 janë importuar 150 mijë tonelata.
Për çdo vit, Kili, vend i Amerikës Jugore, apo siç e njohim ndryshe Amerikës Latine, importon nga mbarë bota rreth 60 mijë tonelata të veshjeve që nuk janë shitur, qoftë të reja qoftë të përdorura.
Bastian Barria Acevedo, aktivist për mjedisin ka treguar se në vitin 2021 janë importuar rreth 150 mijë tonelata të veshjeve të pashitura ndërsa në vitet vijuese; 2022, 2023 por edhe këtë vit ka pas rritje të importit.
Barria tregon se 70% e të gjitha veshjeve që importohen, nuk shiten në tregun vendas dhe përfundojnë në këtë deponi. Acevedo, fajin ia lë, siç e ka quajtur, modës së shpejtë pasi kjo e nxit mbiprodhimin.
Rrobat të cilat nuk shiten në tregun e vendit janë të destinuara për të shkuar në këtë shkretëtirë ndërsa shumica e këtyre veshjeve janë të bëra nga materialet sintetike që nuk janë të biodegradueshme.
Kili është vend që njihet për portet pa taksa, që janë krijuar viteve të 70-a për të nxitur aktivitetin ekonomik në vend. Gjatë këtij procesi, Kili u bë njëri nga importuesit më të mëdhenj në botë I rrobave të përdorura.























